Hashim Thaçi nesër do të konsultohet vetëm me zyrtarët e PAN’it se kur do të thërras seancën seancën konstituive. Në konakun e Presidentit nuk do të shkojnë udhëheqësit e LDK’së e Vetëvendosjes. Albin Kurti e Isa Mustafa kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë Shefin e Shtetit dhe i kanë bërë thirrje të thërras sa më shpejt seancën konstituive.
Edhe pse janë bërë dy javë që kur KQZ-ja ka certifikuar zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën më 11 qershor, ende nuk është thirrur seanca e parë konstituive e Kuvendit. Pas dy javësh polemika ndërmjet partive politike për “betejën” se kush do ta formojë qeverinë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vendosur që të hënën të mbajë një takim me të gjitha subjektet politike për të caktuar datën se kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit. Deri më tani ftesës së nesërme të këtij takimi konstituiv i është përgjigjur pozitivisht vetëm koalicioni PAN, kurse LDK dhe VV-ja kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesë e këtij takimi, shkruan Gazeta Express.
Zyrtarë të Vetëvendosjes kanë thënë se takimi i thirrur nga Presidenti është plotësisht i panevojshëm dhe se është mirë që të thirret sa më shpejtë seanca e parë konstituive në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, kryeministri në largim, Isa Mustafa, ftesën e Presidentit e ka quajtur si të panevojshme dhe se sipas tij ky takim krijon huti dhe konfuzion për të blerë kohë për manipulime të ulëta me deputet nga njerëz të caktuar të PAN-it dhe shërbëtorë të tyre.
Pas këtij takimi, pritet që Presidenti t’i jep mundësinë për formimin e qeverisë së re koalicionit fitues të zgjedhjeve të 11 qershorit, PAN-it.
Kandidati për Kryeministër nga PAN, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka deklaruar se i ka votat për formimin e qeverisë, mirëpo ende nuk ka treguar se nga cilat subjekte i ka siguruar këto vota.
Nga zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Koalicioni PAN ka fituar 39 ulëse, Lëvizja Vetëvendosje ka 32 ulëse, ndërsa koalicioni LAA 29 ulëse. Me nëntë ulëse është Lista Serbe.
Takimi konsultativ i thirrur nga Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet në hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...