Lulzim Basha rikonfirmohet si kryetari i Partisë Demokratike

08:21 | 23 Korrik 2017
Arbresh.info

Lulzim Basha do jetë edhe për 4 vite të tjera kryetari i Partisë Demokratike.
Ky ishte verdikti i votuesve demokratë që në këtë mënyrë i besuan drejtimin e partisë Bashës për një mandat të dytë.

Basha mposhti me një diferencë të madhe votash rivalin të tij, Eduard Selami.

Nga 73 kuti, 53931 vota ishin për Bashën, ndërsa për Selamin 5136.

Basha fitoi 48795 vota më shumë.

Ndërsa deri tani flitet për 767 vota dolën të pavlefshme.

Kjo është fitorja më e madhe e Bashës, pasi në përllogaritje mposht Selamin me 91% të votave, ndërsa kujtojmë që në 2013 ai triumfoi përballë të ndjerit Sokol Olldashi me rreth 80.39% të votave.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme