Kongresi i Filipineve në mënyrë unanime e ka miratuar kërkesën e presidentit, Rodrigo Duterte, për vazhdimin e sundimit të ligjit ushtarak në ishullin e trazuar, Mindanao, deri në fund të vitit, njofton Radio Europa e Lirë.
Me këtë lëvizje, presidenti Duterte do të ketë më tepër kohë për tu ballafaquar me ekstremistët e armatosur, që janë aleatë të Shtetit Islamik (ISIS).
Duterete tha se zgjatja ishte e domosdoshme për t’i shkatërruar ekstremistët.
Në Mindanao është zbatuar ligji ushtarak më 23 maj, kur militantët e inspiruar nga ISIS-i, e të cilët u takojnë grupeve Maute dhe Abu Sayyaf, së bashku me luftëtarët e jashtëm, e kanë thyer rezistencën në qytetin Maravi dhe e kanë marrë kontrollin aty.
Ushtria e Filipineve po e vazhdon luftën dymuajshe për rimarrjen e kontrollit në Maravi. Së paku 428 militantë, 105 ushtarë dhe policë, dhe 45 civilë, janë vrarë prej se kanë filluar luftimet.
Sundimi ushtarak e lejon ushtrinë që ta zbatoj ligjin dhe t’i burgos njerëzit pa aktakuzë për periudha të gjata.
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve