Kandidati për kryeministër nga koalicioni LAA, Avdullah Hoti sonte në mbrëmje ka qëndruar në Prizren. Ai është takuar me Rasim Demirin, kryetari i partisë VAKAT dhe deputet i zgjedhur i Kuvendit.
Në facebook Hoti ka shkruar se do ta vazhdojë bashkëpunimin me partitë e komunitetit boshnjak.
“Ne Prizren, me Ministrin Rasim Demiri, kryetar i Vakatit dhe tash deputet i kuvendit te Kosoves, dhe deputetin e legjislatures se kaluar Qerim Bajrami. Kemi pasur bashkepunim te shkelqyer gjate ketij mandati dhe do te vazhdojme te punojme bashke edhe ne mandatin e ardhshem per te permiresuar jeten e komunitetit boshnjak ne gjithe Kosoven”, ka shkruar Hoti.
Pas këtij takimi, mund të lind dilema se a është diskutuar në këtë takim edhe vota e Demirit për koalicionin PAN.
E kjo, sidomos pas deklaratave të Haxhi Avdylit, deputetit të LDK-së nga Prizreni, i cili dje tha se dy deputetë të minoriteteve nuk do ta votojnë PAN-in.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?