Në këto ditë vere të gjithë duan freskinë e detit, por ky det po merr jetë njerëzish.
Të gjithë që preferojnë bregdetin duhet të kenë parasysh disa këshilla, në mënyrë që askush mos shkojë drejt fatalitetit.
Ja disa prej rregullave që duhet të ndiqni gjatë kohës që jeni në det:
1-Mos hyni në det pasi keni pirë alkool, keni ngrënë ushqim, jeni nxehur apo djersitur nga vapa
2-Mos u hidhni menjëherë në ujë pa u ambientuar
3-Mos sfidoni dallgët dhe mos hyni në det nëse ato janë më të mëdha se 20 inch/ 50cm
4-Shmangni thellësinë ujore të paeksploruar paraprakisht
5-Sigurohuni për vendodhjen e rojes bregdetare dhe mësoni instruksionet si të komunikoni me të në rast nevoje
6-notoni paralel me bregun
7-Mos ju afro një personi që po mbytet nëse nuk di ta ndihmosh
8-Nëse doni të notoni të sigurtë mbani lopata në këmbë
9-Mos notoni kurrë vetëm
10-Kurrë mos i beso një dysheku ajri, krahëzave apo kamardareje të pa çertifikuar si mjet shpëtimi
11-Mos merrni në varkë të mitur pa jelekë shpëtimi
12-Mos i ndani sytë nga të mirurit në ujë
13-Shmangni ujin nëse vëreni rrufe apo përkeqësim të motit dhe shtim të erës
14-Mos ju kundërvini me not një rryme ujore
15-Sigurohuni paraprakisht për thellësinë e ujit nëse keni zgjedhur të hidheni nga lartësitë
16-Shmangni kokën si kontaktin e parë me ujin
17-Shmangni panikun në ujë
18-Tregoni vigjilencë nga mjetet lundruese afër jush
19-Mos tregoni vetëbesim nëse keni patologji që ju rrezikojnë në ujë
20-Mbani pajisje të dallueshme zhytje amatore
21-Kontrolloni frymëmarrjen tuaj dhe shmangni ujin e kripur në rrugët e sipërme të frymëmarrjes
22-Bëhu hero për aq sa të takon dhe për sa është e mundur pa u martirizuar.
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...