Domatja e kuqe dhe e lëngshme në ditët verore është sallata e preferuar për shumicën e njerëzve. Domatja është e pasur me vitaminë C, betakarotinë, vitaminë B1, e ka edhe vitaminë E.
Krahas vitaminave në këtë fryt ka edhe një sasi të madhe me mangan, hekur dhe bakër. Lëngu i domates është i shëndetshëm sepse ul shtypjen e gjakut, shton sekretimin e lëngjeve tretëse nga lukthi dhe zorrët, përkatësisht e përmirëson tretjen.
Sugjerohet në ushqimin e të prekurve nga sëmundjet reumatoide, gihti si dhe sëmundjet e zemrës dhe të veshkave. Por, me siguri se nuk e keni ditur që ka edhe pjesët e veta helmuese. Evropianë kishin frikë nga domatet me qindra vite rresht, e këtë ushqim kishin filluar ta konsumojnë në shekullin e 18-të.
Një nga arsyet fshihet në gjethen e domates që përmban përbërës helmues, që mund të shkaktojnë telashe serioze me lukthin nëse i konsumoni. Nëse gjethet e domates i konsumoni, mund të keni pasoja fatale për shëndetin.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...