Google ADS

Netanyahu i quan sulmuesit palestinezë ‘kafshë’

22:41 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se palestinezët që therrën për vdekje tre anëtarë të një familje në Izrael janë ‘kafshë’.

Në komentin e tij të parë mbi sulmin, Netanyahu tha se ‘ky është një akt terrorizmi, i kryer nga kafshët që janë të mbushur me urretje’, transmeton portali arbresh.info

Sulmuesi 20-vjeçar palestinez infiltroi vendbanimin e Halamish dhe habiti një familje që festonte lindjen e një nipi të ri gjatë darkës së tyre të së shtunës mbrëma të së premtes.

Izraeli në mënyrë të vazhdueshme e ka akuzuar autoritetet në Palestinë që po lejojnë nxitjen e urretjes kundër izraelitëve.

Palestina ka mohuar akuzat e Izraelit, duke thënë se pushtimi 50-vjeçar i Izraelit nga tokat e Palestinës është shkaku kryesor i nxitjes së dhunës dhe urretjes./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme