Google ADS

Turqia blen sistem të avancuar të mbrojtjes raketore

21:53 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Turqia ka arritur një marrëveshje me Rusinë për të blerë sistemin më të sofistikuar të mbrojtjes raketore, ka deklaruar një zyrtar i lartë ushtarak për Bloomberg.

Sipas marrëveshjes prej 2.5 miliardë dollarë, Ankaraja do të marrë dy bateri të raketës antiajore nga Moska brenda vitit të ardhshëm dhe pastaj do të prodhojë dy bateri në Turqi, transmeton portali arbresh.info

Në fillim të qershorit, Presidenti rus Vladimir Putin tha se Moska ishte gati të dorëzonte sistemin e raketave dhe një zyrtar i industrisë ushtarake ruse tha se një marrëveshjet për detajet teknike ishin arritur në mes të qershorit.

Turqia vendosir që të forcojë sistemin e vet mbrojtës pasi SHBA-të, Gjermania dhe Hollanda morrën një vendim që të mos rinovonin vendosjen e raketave të tyre Patriot në Turqinë jugore.

Nën presion e Shteteve të Bashkuara kjo marrëveshje mund të hedhet poshtë, pasi ende nuk është finalizuar, megjithatë, Turqia ka refuzuar që të blejë raketa nga një kompani shtëtrore kineze e cila ishte sanksionuar për dyshimin e shitjes së raketave në Iran.

Ankraja gjithashtu ka kërkuar sisteme alternative të raketave edhe Shtetet e Bashkuara dhe Franca.

Marrëveshja ka thelluar shqetësimin se Turqia është duke u larguar nga aleanca e NATO-s.

Marrëdhëniet e Turqisë me anëtarët e tjerë të NATO-s janë tensionuar, pjesërisht për shkak të luftës së vazhdueshme në Siri dhe janë intesifikuar pas përpjekjes për grusht shtet gjatë korrikut të vitit të kaluar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme