Google ADS

7 trendët e grimit veror, që secila femër duhet t’i provojë këtë verë

21:14 | 22 Korrik 2017
Arbresh.info

Jeni në kërkim të trendëve të rinj të grimit për t’i provuar këtë verë? Këta trendë janë të mahnitshëm, si për fillestarë, po ashtu edhe për profesionistë

Image

 

BUZËKUQI I NDRITSHËM

Të gjithë pëlqejnë normat neutrale, por këtë verë jini të guximshme dhe provoni buzëkuqin e ndritshëm. Do t’ju mbushë me vetëbesim dhe ndriçon çehren brenda sekondave.

Image

 

DUKJA E BRONZTË PREJ NJË PERËNDESHE

Vera përfundimisht është koha kur duhet të bronzoheni. Kombinojeni me një dukje të syve të bronztë dhe bazë shkëlqyese dhe jeni të gatshme, që të tjerët të kthejnë kokat drejt jush.

Image

 

THEKSUESI I ARTË

E dimë se mostheksimi është krim, sepse është trend i madh që të gjithë e pëlqejnë, por kjo verë gjërat i vë lart dhe ju këshillon për theksuesin e artë, i cili forcon ekzistencën tuaj.

Image

 

GRIMI NATYRAL

Për femrat, që janë për ngut ose me ato me kohë të kufizuar, dukja e grimit pa grim duhet të jetë e duhura për ju këtë verë. Kjo është mënyra e duhur për ta theksuar bukurinë tuaj natyrale, apo nëse dëshironi të vini pak në palestër, për jetën e përditshme apo nëse nuk keni kohë në dispozicion.

Image

 

BUZË DHE KAPAKË TË SYVE ME SHKËLQIM

Buzët me shkëlqim, dhe kapakët e syve do të bëjnë të dukeni mirë dhe të hidratuar në ajrin veror. Gjatë verës, lëkura është prirë të ndihet e thatë, por kjo dukje përfundimisht ju dhuron një shkëlqim të shëndetshëm.

Image

 

HIJA E SYVE PINK/PJESHKË

Kjo mund të mos jetë e zakonshme për disa, por hijet e syve me ngjyrë dhe bojëkuqi duken mirë në kapakët e syve. Diçka për të kombinuar kapakët e syve me faqet ju jep dukje të re. Nëse dëshironi ta ndriçoni çehren tuaj, atëherë jini të gatshme që secili t’ju dallojë me këtë dukje të bukur të syve.

Image

 

EYELINER-I I KALTËR

Nëse mendoni se eyeliner-i është vetëm për të guximshmet, atëherë e keni gabim. Këtë verë provoni të inkorporoni eyeliner-in e kaltër në dukjen tuaj dhe përgatituni të dukeni jashtë mase bukur dhe unike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme