Gjithsesi këmbimi i porosive “të zjarrta” mund të heqë monotoninë, mirëpo duhet patjetër të jeni të kujdesshme, në mënyrë që të mos e teproni, apo nga moskujdesi të dërgoni porosi në adresë të gabuar.
Hulumtimet të cilat i ka bërë kompania e prodhimit të lodrave të seksit, tregojnë që 38% e meshkujve dhe 32% e femrave në këtë mënyrë kthejnë afshin në lidhje. Ne po ju paraqesin këshillat se si me sukses të këmbeni porosi me përmbajtje seksi me partnerin.
Filloni ngadalë
Fillim i mirë do të ishte “Nuk më kalon asnjë sekondë e të mos mendoj në ty. Do të dëshiroja t’i ndieja buzët tuaja”. Kjo do ta gicilonte dhe mezi do të presë të kthehet në shtëpi, transmeton Telegrafi,
Zgjojani imagjinatën
Patjetër duhet të fusni një dozë sekreti, sepse nëse zbuloni çdo gjë në fillim, partneri nuk do të ketë se për çka të gëzohet. Bëjani me dije, për shembull, që keni veshur ndonjë rrobë ngjyrë të kuqe apo me dantella, ndërkaq pjesën tjetër lërjani imagjinatës së tij…
Përgjigjuni porosive me tone “të zjarrta”.
Me rastin e çdo korrespondence është me rëndësi t’ia ktheni informatën, transmeton Telegrafi. Nëse keni vendosur për të ashtuquajturin “skesting”, atëherë shkoni deri në fund. Mund t’i përgjigjeni që ju bën të çmendeni dhe nuk mund të qëndroni më pa të.
Kujdes kur i dërgoni fotografi
Stimulimi vizual është diçka që çdo mashkull e do. Shmanguni dërgimit të fotografive në të cilat ju duket fytyra, sepse kurrë nuk mund ta dini se ku do të përfundojnë ato fotografi. Mund të fotografoni rrobat të cilat i vishni apo këpucët me taka të cilat mendoni që do të dëshironte t’i mbathni.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...