Vdes një person në lagjen Mati I në Prishtinë

16:24 | 22 Korrik 2017
Arbresh.info

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Një person i gjinisë femërore ka vdekur derisa ishte duke zbritur nga autobusi urban.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Muharrem Fejza’ të lagjes Mati 1 në Prishtinë.

Arbresh.info ka kontaktuar me zëdhënësin e policisë Daut Hoxha, ai tha se policia posa ka marr lajmin ka dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ndihmën e shpejt ku dhe është duke i marrë provat  se si erdhi deri te vdekja./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme