Google ADS

Ujësjellësi premton se kthehet shpejt furnizimi me ujë në Dardani

15:31 | 22 Korrik 2017
M. A.

Zyrtarë të Ujësjellësit kanë thënë se shpejt do të lëshohet uji i pijshëm për lagjen Dardania në Prishtinë. Kanë sqaruar se mungesa e ujit për dy ditë ka ardhur për shkak të një defekti që pritet të rregullohet shpejt.

Disa banesa në lagjen “Dardania” të Prishtinës kanë mbetur pa ujë për rreth dy ditë si pasojë e një gabimi teknik.

Një banor i lagjes kanë thënë për Express se kanë mbetur pa ujë të pijshëm për dy ditë, madje ata nuk e dinin as arsyen e këtij reduktimi të ashpër.

Drejtori Teknik në Ujësjellës, Sokol Xhafa, ka thënë se shpejt do të bëhet riparimi i prishjes që ka ndodhur për shkak të një defekti në këtë pjesë të Prishtinës.

“Ka ndodh një defekt në një hidrant që është për shuarje të zjarrit papritur, si duket e ka prekur dikush për ndonjë nevojë. Punëtoret janë duke e rregulluar dhe për 30-40 minuta stabilizohet furnizimi në Dardani.

“Si duket ndonjë kepërdorues e ka prekur dhe për këtë arsye është ndërprerë furnizimi pa ndonjë paralajmërim”- ka sqaruar tutje Xhafa

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme