Google ADS

Godet me veturë këmbësoren dhe ikën nga vendi i ngjarjes

13:43 | 22 Korrik 2017
M. A.

Të premten në rrugën “Bedri Pejani” në Vushtrri, vetura e drejtuar nga një i panjohur ka goditur këmbësoren- femër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor ndërsa policia po merret me rastin.

Njoftimi i policisë:

Rr. Bedri Pejani, Vushtrri 21.07.2017-16:05. Raportohet se një i dyshuar i panjohur ne rrethana te panjohur me një veturë po ashtu të pa njohur ,ka goditur këmbësoren-viktimën femër K-Shqiptare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor ne Spitalin e Vushtrrisë. Rasti nën hetime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme