Google ADS

Lum si Adelina Ismaili, ja si e zgjoi bashkëshorti sot (FOTO)

12:43 | 22 Korrik 2017
Arbresh.info

Diva e muzikës shqiptare duket se është një grua fatlume.

Ajo ka ndarë me fansat e saj një moment nga mëngjesi i kësaj dite të vikendit kur shihet se bashkëshorti i saj, Vali e ka zgjuar atë në një mënyrë shumë romantike.

Adelina këtë mëngjes e ka zbardhur me lule e duket se edhe me një dhuratë.

Në fotografitë që këngëtarja ka postuar shihet një vazo me lule e vendosur në një tavolinë ku nuk mungon edhe qesja e një marke të njohur, që mund të jetë një dhuratë për këngëtaren.

“Gëzuar për mashkullin që nuk ka nevojë të ketë një arsye për të të bërë të lumtur. Dhe e kam fjalën për lulet…mirëmëngjes dashuria ime”, ka shkruar Ismaili.

1111111111111

Ndoshta kështu këngëtarja ka dashur të na tregojë se nuk i bën përshtypja dhurata e shtrenjtë që mund ta presë atë por lulet e dhuruara nga dashuria e jetës së saj, Vali me të cilën tashmë janë edhe prindër të një djali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme