​Tërmet me magnitudë 4.2 ballë pranë Amatrices

09:55 | 22 Korrik 2017
Arbresh.info

Frika rikthehet sërish në Amatrice të Italisë, vendi i goditur rëndë nga tërmetet pak vite më parë, pasi lëkundjet e fuqishme janë rikthyer.

Rreth orës 4.13 është regjistruar një tërmet me 4.2 ballë, në provincat e Rieti, Aquila dhe Teramo, dhe epiqendra ndodhej vetëm 10 km larg Amatrices.

Fatmirësisht shërbimet e emergjencës thanë se nuk ka pasur dëme materiale apo në njerëz.

Ndërkohë tërmete ka pasur dhe në të tjerë zona qendrore të Italisë, të goditur nga tërmetet e 24 gushtit dhe 26 tetorit të vitit të shkuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme