Për shumë, Vladimir Putin do të jetë edhe për shumë kohë lideri i Rusisë. Por, së fundmi, Putin ka bërë një deklaratë të papritur.
Ai ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018. Nëse garon, Putin pritet të fitojë edhe një mandat me një shumicë të votave, mirëpo ai ka thënë se “ende ka kohë për të vendosur”.
“Nuk kam vendosur ende nëse duhet të vazhdojë punën në këtë pozitë”, është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.
“Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar”, ka shtuar ai.
Putin është cituar të ketë thënë se nuk do të kërkojë ndryshimin e ligjit për president, i cili parasheh dy mandate gjashtë vjeçare të njëpasnjëshme.
Vladimir Putin mbetet shumë popullor në Rusi dhe aktualisht nuk ka ndonjë figurë politike që ka fuqi të mjaftueshme për ta konsideruar konkurrent në zgjedhje.
Putin është bërë president i Rusisë për herë të parë në vitin 2000.
Në vitin 2008, Putin ndërroi pozicionet me Dmitry Medvedev, ndonëse ai konsiderohej se merrte vendime. Putin u kthye në pozitën e presidentit në vitin 2012.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...