Objektet më të pushtuara në botë

01:57 | 22 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Zakonisht, kur dëgjojmë ndonjë rast të pushtimit nga fantazmat, kemi të bëjmë me njerëz, të gjallë ose të vdekur dhe me vende të ndryshme.

Mirëpo, as objektet nuk janë imune, andaj edhe kemi një numër të madh rastesh, kur objektet e ndryshme janë pre e pushtimit paranormal.

  1. Velloja e pushtuar – Velloja e pushtuar dikur ka qenë pronë e Anna Baker-it, vajzës së magnatit të shquar, Elias Baker. Për shkak se babai i Anna-s kishte shumë para, asaj nuk i mungonte asgjë në jetë, përveç dashurisë së vërtetë. Duke pasur vetëm një vajzë, Elias-i kishte vendosur t’ia gjente vajzës së tij të vetme një burrë të përshtatshëm, e që nënkuptohej se ai duhej të ishte i pasur. Mirëpo, për fatin e keq të saj dhe të babait të saj, Anna ishte dashuruar me një punëtor të thjeshtë në kompaninë e të atit, i cili nuk kishte shumë para dhe siç pritej, Elias-i nuk e kishte lejuar këtë martesë. Si pasojë, Anna kishte vendosur që të mos martohej kurrë, duke vdekur si beqare, ndërsa fustani i nusërisë, të cilën ajo e kishte përzgjedhur, sot e asaj dite qëndron i varur brenda një kutie prej xhami dhe është raportuar që herë pas here, ai lëkundët pa e prekur askush.
  2. Lodra e frikshme –Një shërbëtor i familjes së Robert Eugene Otto-s ia kishte dhënë këtë lodër Robert-it të vogël në vitin 1906. I pakënaqur me trajtimin që i bëhej nga prindërit e tij, shërbë- tori, i cili ka qenë i lidhur me magjinë e zezë, kishte vendosur që ta mallkonte lodrën dhe si rrjedhojë mallkimi kishte rënë mbi fëmijën e vogël. Që prej asaj kohe, janë raportuar shumë raste paranormale të lidhura me lodrën në fjalë, derisa është pretenduar që ajo lëvizte vetë. Kur familja ishte larguar nga shtëpia, ata kishin lënë lodrën në shtëpi dhe vajza e pronarit të ri, më ta gjetur lodrën, kishte vendosur ta pronësoj, duke luajtur me të. Mirëpo, pa kaluar shumë kohë, vajza e vogël ishte tmerruar dhe kishte pretenduar që në një rast, lodra ishte munduar ta vriste.
  3. Shtrati i familjes –Tallman Alan dhe Debby Tallman kishin blerë këtë shtrat në një dyqan, ku shiteshin gjërat e përdorura në shkurt të vitit 1987. Pasi që e kishin lënë shtatin për nëntë muaj në bodrum, ata kishin vendosur ta dërgonin në dhomën e fëmijëve, duke bërë kështu që rehatia për familjen Tallman të merrte fund. Më ta dërguar shtratin në dhomën e fëmijëve, familjarët kishin filluar të ballafaqohen me një sërë problemesh, në mesin e të cilave kanë qenë: zërat e çuditshëm, shfaqja e një shtrige, ndërrimi i stacioneve në radio etj. Kur një ditë Alan ishte kthyer nga puna në shtëpi, ai kishte dëgjuar një zë të çuditshëm që i thoshte “më ndiq mua”, dhe, pasi që zëri në fjalë e kishte shpirë deri në bodrum, Alan kishte parë që bodrumi po digjej. I tmerruar kishte vrapuar lartë për të marrë ujë për ta ndalur zjarrin, mirëpo, për habinë e tij, me t’u kthyer kishte parë që zjarri ishte fikur. I ngopur nga të gjitha këto eksperienca, ai e kishte djegur shtratin, për të mos pasur më probleme të ngjashme.
  4. Arka e mallkuar –Para rreth 150 vitesh, Jacob Cooley kishte urdhëruar një skllav që ta ndërtonte një arkë për fëmijën e tij të parë. Pasi që skllavi, i quajtur Hosea, e kishte përfunduar punën dhe ia kishte prezantuar arkën “pronarit” të tij, ky i fundit ishte nevrikosur aq shumë saqë e kishte rrahur për vdekje skllavin e shkretë. Më të dëgjuar, të gjithë skllevërit e Cooley-t kishin bërë një marrëveshje për t’u hakmarrë për shokun e tij, ndërsa, për ta çuar në vend betimin e tyre ata kishin vendosur që ta mallkonin arkën e ndërtuar. Pasi që e kishin mallkuar arkën, familja Cooley ishte prekur nga mallkimi, duke bërë që në një periudhë shumë të shkurtër, brenda familjes të vdisnin 17 persona, përfshirë edhe djalin e porsalindur të Jacob-it.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme