Google ADS

Ismajl Kurteshi pritet të marrë postin e Sekretarit Organizativ të VV-së

22:30 | 21 Korrik 2017
M. A.

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media tregon se nesër (e shtunë) në orën 11:00 organizon konferencë.

Aty do të njoftojë për shpalljen e Zgjedhjeve të Brendshme për përcaktimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe Asamble në zgjedhjet lokale të 2017-s.

Burime të portalit Koha.net kanë bërë me dije se postin e Sekretarit Organizativ të partisë, i mbetur vakant pas tërheqjes së Dardan Molliqajt, do ta marrë Ismajl Kurteshi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme