Pasi këshilltari dhe zëvendës-shefi i stafit të presidentit të Kosovës, Abelard Tahiri, e quajti deputetin e Vetëvendosjes, Dardan Molliqajn, kriminel, ky i fundit, përmes një statusi në Faceook e ka quajtur Tahirin “zagar të Thaçit”, njofton Klan Kosova.
Molliqaj epitet të njëjtë i ka thënë edhe këshilltarit të Kadri Veselit, Uran Ismailit, me të cilin po ashtu pati një polemikë më herët.
“Prej panikës së humbjes, Kadri Veseli përmes zagarit të tij Uran Ismailit, dhe Hashim Thaçi përmes zagarit tjetër Abelard Tahirit, qenkan lëshu me lehje e shpifje ndaj meje”, shkruan Molliqaj.
“Por, këto lehje nuk mund ta ndryshojnë një fakt të thjeshtë: hajnat e kriminelët do të përfundojnë në burg”.
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...