Google ADS

Athina e fokusuar në Qipron dhe Maqedoninë gjatë vizitës së Mogherinit

21:44 | 21 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Turqia, Qipro dhe mosmarrëveshja për emrin e Maqedonisë, kanë qenë tëmat kryesore gjatë vizitës së përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini me kryeministrin grek, Alexis Tsipas dhe Ministrin e Jashtëm Nikos Kotzia.

Sipas mediave greke, Tsipras i ka thënë diplomatës së lartë të BE-së se anëtarësimi i Turqisë në BE duhet të varet edhe nga zgjidhja për çështjen e Qipros, transmeton portali arbresh.info

Mogherini falënderoi Tsipras për përpjekjet e Greqisë për të arritur një marrëveshje gjatë bisedimeve të fundit të ribashkimit në vendpushimin zviceran të Crans-Montana. “BE mbetet plotësisht e angazhuar për të gjetur një zgjidhje pozitive të qëndrueshme për problemin e Qipros. Është një përparësi për mua personalisht dhe për të gjithë Bashkimin Europian”, citohet të ketë thënë ajo.

Diplomatja e BE-së gjithashtu ka theksuar rëndësinë e Ballkanit dhe ka këmbëngulur që rajoni do të jetë prioritet për BE-në./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme