Google ADS

Si të depiloheni në shtëpi?

21:02 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Përgatitja e dyllit

5 lugë gjelle sheqer
1 maj luge kafeje limontoz ose lëng limoni

Hedhim sheqerin në një enë (për-shembull xhezve). Më pas i hedh ujë 1-2 cm mbi sheqerin. E ziejmë duke e trazuar gjithë kohën më anë të një luge druri ose bishtin e saj.
Pasi shikojmë se është trashur dhe bie pikë pikë kur e ngremë lart, marrim një pikë dhe e çojmë në pjatë. E marrin me dorë me kujdes, dhe nëse mblidhet rrumbullaket e heqim nga zjarri.

Lagim një pjatë me ujë dhe e derdhim gjithë masën e sheqerit aty. E leme 5 min të ftohet dhe e mbledhim me dorë.

Më pas e përpunojmë shpesh herë duke i lagur gishtat me pak ujë. Më pas e provojmë në dore që nëse ngjitet. Kjo ishte përgatitja e dyllit. Na ngelet vetëm të aplikojmë në zonat e interesuara për heqjen e qimeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme