Putin: Nuk e di nëse do të kandidojë për president

19:08 | 21 Korrik 2017
M. A.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë përsëri në zgjedhjet presidenciale të marsit 2018, sipas mediumeve ruse.

Putin pritet të fitojë edhe një mandat me një shumicë të votave, mirëpo ai ka thënë se “ende ka kohë për të vendosur”.

“Nuk kam vendosur ende nëse duhet të vazhdojë punën në këtë pozitë”, është cituar të ketë thënë Putin sipas agjencisë ruse të lajmeve, TASS.

“Do të shoh. Zgjedhjet do të mbahen më 2018. Ende ka kohë për të menduar”, ka shtuar tutje Putin.

Putin mbetet shumë popullor në Rusi dhe aktualisht nuk ka ndonjë figurë politike që ka fuqi të mjafueshme për ta konsideruar konkurent në zgjedhje.
Putin është cituar të ketë thënë se nuk do të kërkojë ndryshimin e ligjit për president, i cili parasheh dy mandate gjashtë vjeçare të njëpasnjëshme.

Putin është bërë president i Rusisë, për herë të parë në vitin 2000.

Në vitin 2008, Putin ndërroi pozicionet me Dmitry Medvedev, ndonëse ai konsiderohej se merrte vendime.

Putin u kthye në pozitën e presidentit në vitin 2012.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme