CIVIL- Qendra për Liri do të realizojëprojektin “Media të lira për shoqëri të lirë”, i financuar nga Ministria për Punë të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Sipas kësaj OJQ-je, ”projekti do të jep kontribut të madh për dialogun politik dhe shoqëror, forcimin e lirisë së shprehjes dhe vokabularit mediatik të qytetareve dhe qytetarëve. Kultura politike do të pasurohet me përmbajtje për edukimin qytetar dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut, duke e përfshirë edhe të drejtën e votimit.
Mediat e lira janë parakusht themelor për shoqëri të lirë, siç vetëm shoqëria e lirë mund të krijojë hapësirë mediatike në të cilën informata dhe qëndrimet janë të lira nga korrupsioni dhe presionet që i imponojnë qendrat e fuqisë. Në këto dy drejtime – çlirimi dhe dekontaminimi i hapësirës mediatike dhe inkurajimi i qytetareve dhe qytetarëve për ndërtimin e shoqërisë së lirë, Civili do ta zbatojë këtë projekt kompleks dhe dinamik”, thuhet në kumtesën e Civil-Qendra për Liri.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...