Përveç bilancit tragjik me dy të vdekur e qindra të plagosur, tërmeti i fuqishëm që goditi Greqinë ka shkaktuar edhe dëme të shumta në zonat arkeologjike.
Dëmtime të shumta kanë marrë monumentet dhe sitet arkeologjike të qytetit Kos, bën me dije Ministria e Kulturës në Greqi.
“Gjatë mbikëqyrjes janë vënë re dëmtime në sitet arkeologjike të qytetit, në kalatë dhe disa xhami otomane. Fillimisht do të marrim disa masa mbrojtëse dhe pas studimeve do të nisim restaurimet. Nesër do të udhëtojnë drejt ishullit Kos, përfaqësues nga Zyra Qendrore e Departamentit të restaurimin e monumenteve bizantine dhe post-bizantine për të vlerësuar situatën dhe finalizuar veprimet”, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Ndërkohë Muzeu Arkeologjik do të mbyllet për një periudhë të caktuar për të riparuar dëmet. Njëri prej dëshmitarëve rrëfen në “Facebook” momentet e tmerrit përmes fotove, ndërsa u thotë të afërmeve që të mos shqetësohen pasi është mirë.
Mësohet se mbi 200 lëkundje u shënuan në ishullin Kos, mes të cilave 15 ishin më të fuqishme.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...