Google ADS

Makina përfshihet nga flakët në autostradë, nuk dihen shkaqet

17:24 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradë teksa po qarkullonte. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ku mjeti tip “Kia” ka marrë zjarr.

Fatmirësisht nuk ka pasur njerëz të plagosur, ndërsa mjeti është djegur në pjesën e parë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikësit, që kanë bërë edhe shuarjen e flakëve.

Dyshimet e para janë që zjarri të ketë rënë për shkak të një defekti elektrik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme