Presidenti i vendit Hashim Thaçi thotë se roli i NATO-s është i pazëvendësueshëm për paqen dhe stabilitetin në Kosovë dhe në tërë rajonin e Europës Juglindore.
Ai e ka falënderuar komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti për mbështetjen që NATO-ja i jap Kosovës
“E falënderova komandantin Suprem të NATO-s për Evropë, Gjeneralin Curtis Scaparrotti, për mbështetjen që NATO-ja i jap Kosovës dhe rajonit. Gjithashtu, theksova se Kosova është e përkushtuar që të mbetet faktor i stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, është shprehur Thaçi.
I pari i vendit ka thënë se po punohet që të sigurohet një sigurojmë konsensus sa më të gjerë shoqëror e politik për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Prandaj, po e punojmë që të sigurojmë konsensus sa më të gjerë shoqëror e politik për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, në koordinim të plotë me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë”, ka shtuar ai.
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...