Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Ardian Arifaj, në një intervistë për Telegrafin ka folur rreth ftesës së presidentit dërguar partive politike për takimin konsultativ të së hënës, takim ky që ka të bëjë me thirrjen e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Nuk mund të ketë zvarritje të procesit, sepse 8 gushti është afati i fundit për thirrje të seancës”, tha ai, duke theksuar se ende nuk ka vendim për thirrjen e seancës konstituive.
Sipas Arifajt, pas takimit të paralajmëruar për të hënë, mund të caktohet data se kur do të mbahet kjo seancë.
Duke komentuar kritikat dhe akuzat e disa subjekteve politike se presidenti Thaçi po i shërben koalicionit PDK-AAK-NISMA, për zvarritjen e krijimit të institucioneve, Arifaj mes tjerash deklaroi se “presidenti është i të gjithë qytetarëve dhe ai përfaqëson interesin e të gjitha partive politike”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...