Banorët e ishullit Kos në Greqi dhe turistët që e kishin zgjedhur si destinacion këtë verë janë zgjuar të tmerruar mëngjesin e sotëm, pas tërmetit të fuqishëm që goditi detin Egje, e që shkaktoi edhe një cunami.
Rrugë të mbushura me banorë e turistë, ndërtesa, kisha e xhami të shembura dhe mbi të gjitha pasiguri pasi lëkundjet vazhdojnë. Kështu shprehet për News 24 dhe BalkanWeb një emigrante nga Vlora që jeton në ishull.
E kontaktuar nga gazetari Enrik Mehmeti, Bego Shane thotë se të gjithë njerëzit në ishull kanë pasiguri për jetën pas tërmetit dhe cunamit të mbrëmshëm.
“Flas nga ishulli Kos i Greqisë ku mbrëmë ka rënë një tërmet dhe vazhdon të tundet toka akoma. Njerëzit janë gdhirë rrugës, siç po e shikon të tmerruar. Shumica nxitojnë për të gjetur njerëzit e tyre, ku janë. Turistët janë të gjithë rrugëve. Është një gjendje…anijet kanë dalë të gjitha në ujë. Janë bërë dëme, është shkatërruar një kishë, është rrënuar gjysma e një xhamie. Flitej për një cunami të vogël, uji ka dalë 100 metra nga riva e detit. Nuk dihet çdo bëhet më tej, jemi të gjithë rrugëve”, – tha Shane.
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje