Qendra për të Drejtat e Njeriut në Iran shprehu shqetësim për, siç tha, “trendin shqetësues” të arrestimit të të konvertuarve të krishterë në Iran.
Organizata me seli në Nju Jork tha se, në më pak se dy muaj, njëmbëdhjetë të konvertuar të krishterë dhe ish-lideri i Kishës Pentekostale Asiriane në Iran janë dënuar me burgime të gjata.
“Të krishterët njihen si pakicë zyrtare fetare në Kushtetutën e Iranit, por shteti vazhdon t’i ndjekë penalisht anëtarët e këtij besimi, sidomos të konvertuarit”, tha Hadi Ghaemi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për të Drejtat e Njeriut në Iran.
Aktivistët thonë se dhjetëra të konvertuar të krishterë janë arrestuar dhe keqtrajtuar viteve të fundit në Iran, ku, sipas ligjeve islamike, një mysliman i konvertuar në një besim tjetër mund të dënohet me vdekje.
Grupet e krishtera thonë se numri i të konvertuarve në Iran po rritet pavarësisht presionit të shtetit.
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek