Skënderbeu ka kaluar në raundin e tretë në Ligën e Evropës.
Skuadra shqiptare do të përballet me atë çeke, Mlada Boleslav.
Pas kualifikimit, presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj ka folur rreth Liridon Latifit.
Ai ka pranuar se për Latifin ka oferta por prishtinasi do t’i luajë ndeshjet e Ligës së Evropës.
“Latifi do të qëndrojë në ndeshjet e Evropës. Ka ofertë konkrete për të, por nuk mund të zbuloj më shumë”, deklaroi Takaj.
Skënderbeu arriti ta eliminoi në raundin e dytë skuadrën kazake Kairat me rezultat të përgjithshëm 3-1, pas barazimit 1-1 në udhëtim dhe fitores 2-0 në Korçë./Telegrafi
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...