Ja kur zhvillohen El Clasicot në La Liga

14:00 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Dy ndeshjet El Clasico mes Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohen në momente shumë të rëndësishme për të dyja skuadrat.

 Nga shorti i tërhequr sot gjatë ditës u mësua se Real Madridi do të presë Barcelonën në ndeshjen e parë më 20 dhjetor.

Ndeshja kthyese e El Clasicos në La Liga me shumë gjasë do të jetë përcaktuese për titull nëse dyja skuadrat do të jenë konkurrente për titull ashtu sikurse sezonet e fundit.

Barca e pret kështu në javën e 36-të Realin në Camp Nou në atë që pritet të jetë një nga sfidat vendimtare të këtij sezoni për trofe në futbollin evropian.

Më parë Barcelona dhe Reali do të takohen për Superkupën e Spanjës para fillimit të sezonit.

Sezoni në La Liga fillon më 18 gusht.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme