Kosova vazhdon të eksportojë para të gatshme, për shkak të mungesës së prodhimit vendor. Vetëm gjatë vitit 2014, nga Kosova kanë dalë 2 miliardë e 213 milionë euro para kesh, shkruan sot Koha Ditore.
Kaq në të vërtetë është dallimi në mes të importit dhe eksportit, që në gjuhën ekonomike njihet si deficiti tregtar. Totali i eksporteve në vitin 2014 ka qenë 324.5 milionë euro. E importi ishte 2 miliardë e 538 milionë euro.
“Eksporti mbulon importin për vetëm 12.8%”, thuhet në raportin e Agjencisë së Statistikave për Bilancin tregtar të vitit 2014.
Në rritjen e importit ka ndikuar rritja e konsumit, përcjell koha.net. E rritja e konsumit ka ndodhur për shkak të rritjes së pagave prej 25 për qind në sektorin publik dhe rritjen e remitencave, apo dërgesat nga jashtë.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...