Gjiganti industrial i Gjermanisë Siemens tha se do të shkurtojë disa nga lidhjet e tij me Rusinë, pas informacioneve se katër turbina me gaz, të shitura për përdorim në një central elektrik rus, janë transferuar “në mënyrë të paligjshme” në gadishullin ukrainas të Krimesë.
Siemens tha se “për momentin” do të ndalojë furnizimin e kompanive shtetërore ruse me pajisje për gjenerim të energjisë elektrike.
Krimeja është subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian, prejse Rusia e ka aneksuar atë nga Ukraina në mars të vitit 2014.
Siemens tha se nuk ka indikacione për shkelje të rregullave të eksportit, porse ka “informacione të besueshme” se turbinat kanë përfunduar në Krime.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...