Manchester United ka vazhduar me fitore në ndeshjet miqësore.
Edhe në ndeshjen e tretë radhazi United ka triumfuar në turneun që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Skuadra e Jose Mourinhos kishte përballë rivalin lokal Manchester City ku e mposhti me rezultat të pastër 2-0.
Super blerja, Romelu Lukaku shënoi golin e parë në minutën e 37-të pas një asistimi të bukur nga Paul Pogba.
Vetëm dy minuta më vonë ‘Djajtë e Kuq’ shënuan edhe golin e dytë.
Henrikh Mkhitaryan asistoi bukur tek Marcus Rashford i cili me një goditje të fortë mposhti portierin e Cityt për 2-0.
Reparti i sulmit edhe në këtë takim ishte perfekt për Untiedin, që me rikthimin e Ibrahimovicit do ta forcojë edhe më shumë këtë repart./telegrafi
https://www.youtube.com/watch?v=X3UzbZ8Djj4
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...