Google ADS

Qeveria ua vazhdon mandatin tre kryeshefave e një sekretari të përgjithshëm

09:50 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ua ka vazhduar mandatin kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, atij të Agjencisë Kosovare për Standardizim, kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Kryeshefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Ramë Manaj i është vazhduar mandati  për 3 vjet, sekretarit të Përgjithshëm të MZHE-së, Nazmi Zenelaj i është vazhduar po ashtu mandati për 3 vjet, shkruan arbresh.info.

Edhe kryeshefit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Valdet Gjinovci dhe atij të Agjencisë Kosovare për Standardizim u është vazhduar mandati edhe për 3 vjet./Arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme