Ai është bavarezi i fundit që ka mbetur në borderonë e skuadrës më të titulluar të futbollit gjerman, por veç origjinës ka kualitete të padiskutueshme në fushë që kohët e fundit nuk po i shfrytëzojnë.
Thomas Muller po e sheh veten gjithnjë e më shumë të izoluar, pasi nuk po konsiderohet si zgjedhje e parë nga trajneri Ancceloti.
Lojtarë, gazetarë dhe drejtues, të gjithë thonë versionin e tyre mbi ekipin që presin të fitojë Champions, por e vërteta është se Bayern që prej trajnerit Guardiola është bërë gjithmonë e më pak bavarez.
Thomas Muller është nga ata që po sakrifikohen edhe pse vetë ajo që e shquan lojtarin në fushë është sakrifica.
Sezonin e kaluar, Thomas luajti 42 ndeshje por në sfidat e rëndësishme e nisi gjithmonë nga pankina.
Në kupën e Gjermanisë që nga 1/8 e finaleve luajti vetëm 11 minuta, ndërsa ndaj Arsenalit në Champions u aktivizua 4 minuta në dy ndeshje.
Blerja e James Rodriguez i ka ngushtuar edhe më shumë hapësirat e bavarezit të fundit të mbetur te Bayern.
Veç mediave dhe tifozëve, dozës së kritikave iu bashkau dhe Matias Zamer, deri një vit më parë drejtor sportiv i kampionëve.
“Thomas nuk mund të luajë në krah pasi i mungon ritmi për ta bërë. Ai është një shpirt i lirë dhe duhet ta ndjejë këtë në fushë, por Ancelotti nuk është mësuar me futbollistë të tillë. Atij duhet t’i tregojnë rëndësinë që ka Muller për Bayernin, pasi përfaqëson historinë dhe është emblema e klubit”, tha Zamer.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?