Realizimi 3D: Realizimi 3D e ka revolucionarizuar filmbërjen sa i përket perspektivës së dizajnit të produksionit. Artistët e koncepteve shpeshherë dizajnojnë me imazhet e kompjuterizuara (CGI) dhe me sofuerin kompjuterik të projektimit të dizajnimeve (CAD), që në mënyrë perfekte realizohen në 3D. Për shkak se teknologjia mund të arrijë nivele të larta të sofistikimit të detajeve, madhësisë së formateve dhe përfundimit, departamentet përgjegjëse për produksione të mëdha janë duke e pranuar mirë fleksibilitetin dhe efikasitetin që ky proces ofron, përcjell sot Koha Ditore.
Për shembull “Porposhop” është një kompani produksioni në “Pinewood Studios” që ka qenë shumë e rëndësishme në prodhimin e sekuencave e pjesëve për shumë filma në të cilët ka punuar studioja jonë, si për shembull efektet e natës në “Zero Dark Thirty” dhe një pjesë aksion të filmit “Fast & Furious 6”. Madje edhe hija e anijes kozmike të filmit “Guardians of the Galaxy” të Peter Quill ka qenë realizim 3D. Është e mahnitshme t’i shohësh këto gjëra në praktikë dhe megjithëse ka disa çështje që duhen ridefinuar, është teknologjia ajo që po bëhet pjesë e veglave të dizajnit.
Realiteti virtual: Të gjithë duket se flasin për një realitet virtual (VR), për një teknologji që ofron mënyra të reja dhe interesante të konsumimit të informacionit dhe argëtimit. Si një medium jolinear, ‘VR” sjell një eksperiencë me pikëvështrime të ndryshme. Aplikacionet përkatëse për film ende janë duke u eksploruar, por një numër i madh i studiove, si për shembull “Oculus Story Studio”, po punon shumë për të definuar mënyrën më të mirë dhe më bindëse të formateve kinematografike të VR-së. Si disenjator mund të shoh se realiteti virtual ofron mundësi interesante: si një medium i ri dinamik i të rrëfyerit të storieve, si një pajisje e pasur narrative brenda filmit konvencional dhe si mjet praktik e që kursen kohë. VR gjithashtu ofron mundësi të reja për të krijuar eksperienca që pasurojnë ngjarjet kryesore kinematografike, ndihmon audiencën që të zhytet në film para se ai të fillojë, ndoshta nëpërmjet një turneu në prapaskenë apo edhe ndonjë zhytjeje virtuale në ambientin e filmit.
Sensorët e thellësisë: Tradicionalisht kapja 3D e lëvizjeve është një investim i shtrenjtë por ne së fundmi kemi punuar në një format të ri që duket se do të revolucionarizojë këtë hapësirë. Në një film të shkurtër të titulluar “Miles”, ne kemi punuar me fotografin Andrew Gant që punon në metodën “VFX”, i cili ka xhiruar me një pajisje që kap lëvizjet të titulluar “Depth Kit”. I zhvilluar si një hybrid “CGI-video”, softueri përshtat kamerën me sensorë të thellë nga “Microsoft Kinect” për të kapur dhe vizualizuar botën në forma tredimensionale. Edhe pse nuk është i përshtatshëm për çfarëdo filmi, ky ishte perfekt për projektin tonë, duke dhënë fleksibilitet të fuqishëm që na lejonte të eksplorojmë mënyra të reja për të rrëfyer një tregim.
Negativët: Sot, fleksibiliteti dhe shpejtësia e xhirimit digjital ka shumë kuptim, por, përderisa ky format është ende duke evoluar, negativët janë ende një medium në majë të teknologjisë. Duke qenë se “Interstellar” është xhiruar në “Imax 65 mm” dhe është projektuar në “70mm” dhe se raundi i fundit i filmave të “Star Wars” janë realizuar në “anamorphic 35 mm”, ndikimi i vazhdueshëm i kësaj teknologjie veçse mirë të zhvilluar nuk duhet të nënvlerësohet. Edhe pse është e shtrenjtë dhe mjaft kërkuese, ka imazhe kualitative, ngjyra të pasura, tone të thella dhe detaje tekstuale që vazhdojnë t’i joshin filmbërësit e pasionuar, si Christopher Nolan, Steven Spielberg, Quentin Tarantino dhe JJ Abrams, që janë duke luftuar të ruajnë këtë format nga vjetërsimi. Në një kulturë ku të gjithë po kërkojnë mënyra më të shpejta dhe më të lehta për t’i kthyer punët, shpeshherë mund të braktisim një teknologji para se ajo të arrijë pjekurinë e vet. Negativët janë ende teknologji superiore në disa mënyra.
Metodat e bashkëpunimit: Sikurse me secilin aktivitet biznesi, ekipi i mirë është zemra e të gjithë filmave të mirë. Komunikimi digjital e ka bërë filmbërjen një hapësirë më të vogël dhe më efikase, që ia mundëson një regjisori të përfitojë nga burimet më të mira në gjithë botën. Nuk është e rrallë për neve të punojmë me një ekip prodhimi në Los Angeles, të kemi sheshe xhirimi në Londër apo edhe ekipe që punojnë në “VFX” në Rumani, Kanada apo Kinë. Menaxhimi i mirë mund të vërë në pah edhe specializimin, gjë prej të cilës përfitojnë të gjithë. Reputacioni i Londrës për traditën e artizanaleve ka bërë që studiot tona të jenë shumë të kërkuara në film. Si një studio kreative, mbështetja jonë për ndarjen dhe menaxhimin e dosjeve midis përdoruesve të shumtë që punojnë në një projekt nënkupton se kemi të varur nga softueri, gjë që mund të jetë frustruese. Kompanitë e softuerëve do të bënin mirë të fillojnë të mendojnë për dizajnimin e softuerëve për ekipet bashkëpunuese, krahas atyre individuale. Zhvillimi softuerik nga njerëz që vërtet e kuptojnë dinamikën e bashkëpunimeve të shkurtra kreative mund të përbëjnë ndryshim të madh.
David Sheldon-Hicks, “The Guardian”
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?