Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se tetë ushtarë ukrainas janë vrarë dhe dhjetë të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të kaluara, derisa separatistët e mbështetur nga Rusia i kanë intensifikuar sulmet me predha kundër pozicioneve të ushtrisë në pjesën lindore të këtij vendi.
Ministria e mbrojtjes në faqen e saj në rrjetin Facebook, ka njoftuar se sot janë vrarë 4 ushtarë dhe 7 të tjerë janë plagosur, ndërsa dje ishin vrarë, poashtu, 4 ushtarë dhe tre të tjerë ishin plagosur.
Një zëdhënës i ministrisë fillimisht pat thënë se nëntë ushtarë ishin vrarë dhe pesë të tjerë ishin plagosur gjatë dy ditëve të kaluara.
Numri i ushtarëve të vrarë dhe të plagosur është ndër më të lartit për disa muaj të fundit në këtë konflikt, i cili po vazhdon përkundër marrëveshjes së mbështetur ndërkombëtarisht të vitit 2015, për imponimin e armëpushimit dhe për ndërmarrjen e hapave për zgjidhjen e statusit të hapësirave që janë nën kontroll të separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.
Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, janë vrarë më se 10 mijë vetë.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...