Google ADS

Jakup Krasniqi u reagon atyre që e quajtën ‘sllave’ nënën e Skënderbeut

00:30 | 21 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të publicistit Mustafa Nano, i cili kishte thënë se nëna e Skënderbeut ishte sllave.

Krasniqi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” publikoi një shkrim, të cilin e titulloi “Vojsavë Triballa ishte nga e njëjta etni që ishte edhe Gjon Kastrioti”.

Ai e cilëson “mosdije” secilën përpjekje për ta lidhur në çfarë do forme Vojsavë Triballën me origjinën serbe.

“Njerëzit e dijes, qofshin edhe opinionistët e gjithëdijshëm, sa herë që flasin për çështje të ndjeshme, e kanë për obligim që t’ju referohen të arriturave të shkencës së historisë, historianëve të cilët kanë ndriçuar shumëçka nga e kaluara jonë historike. Madje për periudhën e Skënderbeut, epokën e tij historike, kanë shkruar edhe shumë dijetarë të dijeve kulmore shkencore të vendeve të Botës perëndimit. Si politikanet ashtu edhe opinionistet sa herë që i drejtohen opinionit publik për çështje të ngjashme, është e domosdoshme që të kenë njohuri elementare të historisë se opinionit publik që i drejtohen, në ketë rast shqiptarëve. Përndryshe, mos të reflektojnë dije ata që u mungojnë ato”, shkruan Krasniqi.

Lexoni të plotë shkrimin e tij:

VOJSAVË TRIBALLA ISHTE NGA E NJEJTA ETNI QË ISHTE EDHE GJON KASTRIOTI

Shumë autor antikë që nga shekulli i V para erës sonë e këndej flasin për fisin e Triballëve, përfshirë edhe këta autorë antikë si Straboni, Plini, Ptolemeu e Dion Kassi etj. Të gjithë ata që kanë njohuri modeste për historinë e dinë se këta janë autoret antik nder më të vjetrit e më të njohurit e kohës. Dijeve të të cilëve ju referohen dijetarë të shumë popujve e kombeve të euroazisë në historitë e tyre të shkruara. Atëherë çdo përpjekje për të lidh në çfarëdo forme Vojsavë Triballën, nënën e Skënderbeut me origjinë serbe është më shumë se mosdije. Pra, nëse autorët antik flasin për Triballët shumë shekuj para se sllavet të vendoseshin në Gadishullin Ilirik ku edhe maqedonët e vjetër thuhet se kanë qenë të etnisë ilire e më vonë të arbërve e shqiptare dhe në territorin e këtyre të fundit jetonte fisi i Triballëve nga i cili vinte Vojsavë Triballa, nëna e Gjergj Kastriotit –Skënderbeut. Andaj, Vojsllavë Triballa me asnjë fakt nuk mund të dëshmohet se kishte origjinë serbe. Kur kësaj i shtojmë se asnjë biograf serioz i Kastriotit Famëmadh, nga Barleti e këndej, nënën e tij nuk e kanë lidh me origjinë serbe, por si bijë të fisit Triball që jetonte në trevën e Pollogut, e cila trevë si e gjithë treve e Ilirëve, e arbërve dhe e shqiptarëve, e ka kontinuitetin e saj historik krejt deri në ditët e sotme. Pollogu edhe sot është i banuar nga pjesëtarë të kombit shqiptar.

Njerëzit e dijes, qofshin edhe opinionistët e gjithëdijshëm, sa herë që flasin për çështje të ndjeshme, e kanë për obligim që t’ju referohen të arriturave të shkencës së historisë, historianëve të cilët kanë ndriçuar shumëçka nga e kaluara jonë historike. Madje për periudhën e Skënderbeut, epokën e tij historike, kanë shkruar edhe shumë dijetarë të dijeve kulmore shkencore të vendeve të Botës perëndimit.

Si politikanet ashtu edhe opinionistet sa herë që i drejtohen opinionit publik për çështje të ngjashme, është e domosdoshme që të kenë njohuri elementare të historisë se opinionit publik që i drejtohen, në ketë rast shqiptarëve. Përndryshe, mos të reflektojnë dije ata që u mungojnë ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme