Ilir Meta largohet përfundimisht, dorëzon teserën e LSI-së

00:03 | 21 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Ilir Meta është larguar përfundimisht nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Mesohet se mbrëmjen e sotme, Meta ka vizituar për herë të fundit selinë.

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka konfirmuar për median se ish-themeluesit dhe ish-kryetari Ilir Meta e ka dorëzuar teserën e LSI-së për të paktën 5 vitet e ardhshme.

Meta ka takuar të pranishmit dhe u ka uruar suksese në rrugën që kanë nisur.

Ilir Meta ditën e hënë betohet si President i Shqipërisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme