Të paktën 42 palestinezë janë plagosur pas përleshjeve të reja me policinë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, pasi mijra adhurues myslimanë u mbodhën rreth një tempulli të shenjtë.
Dhuna shpërtheu pasi kryeministri Benjamin Netanyahu po takohej me shefat e tij të sigurisë dhe kabinetin e sigurisë mbi mënyrat për të zbutur tensionet në vend para namazeve të së premtes, transmeton protali arbresh.info
Zëdhënësja e policisë izraelite, Luba Samri, tha se palestinezët hodhën gurë dhe shishe qelqi në drejtim të policisë jashtë Portës së Luanit që ndodhet në Qytetin e Vjetës. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe metoda tjera për shpërndarjen e turmës. Sipas mediave izraelite 5 policë kanë mbetur të plagosur.
Organizata palestineze Gjysmëhëna e Kuqe tha se 36 protestues janë dërguar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë pasi u goditën me shkopa gome./Arbresh.info
https://twitter.com/Behind__News/status/888109361460985857?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.timesofisrael.com%2F42-palestinians-wounded-in-fresh-clashes-over-temple-mount-security%2F
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...