Në Prishtinë promovohet libri sportiv (FOTO)

22:28 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Në praninë e një numri të konsiderueshëm të mysafirëve, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë u bë promovimi i librit ‘Atletika’, i autorit prof. Kamber Ejupi.

Për librin e autorit Ejupi folën Halil Sylejmani, kryetar i Federatës Atletike të Kosovës: “FAK është mirënjohës autorit të këtij libri, duke e cilësuar atë si një ‘mbret’ dhe mësues i atletikës”.

Selman Rugova, përfaqësues i MKRS-së: “Kamber Ejupi gjithmonë i dalluar në punën e tij, duke qenë si shembull për të gjithë. Ejupi gjithmonë ka qenë në nivel të lartë të detyrës së tij”.

Nexhmedin Spahiu: “Shoqëria jonë ka shumë mangësi, ndërsa botimi i këtyre librave plotëson një zbraztire konkrete. Shteti ynë duhet të japë më shumë për sportin”.

Fatlum Grajçevci, recenzent: “Kam pasur privilegjin të jem recenzent i librit të autorit Kamber Ejupi, ndërsa libri ‘Atletika’ është një kontribut modest për sportin kosovar dhe i përmbush nevojat për adhuruesit e këtij sporti”.

Autori: “Ky libër nuk flet për mua, as për shokët e mi, por duhet të jetë një ngritje e vetëdijes që nga fëmijët e deri te më i moshuari, pasi atletika është bazë e çdo sporti. Kosova është një kodër e diamantit me talente, por ka mungesë të punës profesionale”.

Botimin e librit, që ka 136 faqe, e ka mundësuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës. /Sportali.net

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme