Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur

21:41 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në orët e mbrëmjes në afërsi të gjimnazit “Partizani” në Tiranë.

Paraprakisht mësohet se të paktën një person ka mbetur i plagosur si pasojë e tyre.

I plagosuri është shoqëruar menjëherë për në spital.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë që kanë vendosur kordonin e sigurisë dhe ka nisur puna për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në të.(TCh)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme