Problemet me shëndetin e flokëve janë të zakonshme, andaj shumë femra shpenzojnë shuma të mëdha parash në produktet për trajtimin e tyre. Mirëpo, nëse edhe ju keni probleme me flokët e dëmtuar, mos shpenzoni para në produkte të shtrenjta, sidomos jo para se t’i provoni alternativat natyrale, të cilat ua kemi sjellë më poshtë.
Aloe vera dhe vaj ulliri
Kjo maskë krijohet me dy përbërës të njohur për benefitet që u sjellin shëndetit dhe bukurisë suaj. Aloe-vera ushqen dhe rigjeneron flokët, duke stimuluar rritjen e tyre. Për më tepër, ajo ndihmon edhe në parandalimin e tharjes së flokëve. Vaji i ullirit, në anën tjetër, vepron si një mburojë kundër dëmtimeve.
Përbërësit:
5 lugë gjelle aloe-vera;
2 lugë gjelle vaj ulliri;
Udhëzime:
Nxirreni xhelin nga aloe-vera. Vendosini 5 lugë gjelle xhel të aloe-verës në një enë dhe përzieni me vaj ulliri. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokët e dëmtuar. Lëreni të qëndroj për gjysmë ore. Përfundimisht, pastrojini flokët me shampon dhe balsam.
Majoneza me vajra
Përbërësit:
3 lugë gjelle majonezë;
5 pika vaj ulliri;
5 pika vaj kastori;
2 kapsula të vitaminës E (sipas dëshirës).
Udhëzime:
Shtojeni majonezën dhe vajin e ullirit në një enë. Pastaj, shtojani vajin e kastorit dhe përzieni mirë. Nëse dëshironi, mund t’i aplikoni edhe kapsulat. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokët tuaj të tharë, duke filluar nga mesi deri në majë të qimeve. Largojeni sasinë e tepër të ujit, pastaj pastrojini siç veproni zakonisht.
Përsëriteni këtë proces një herë në javë.
Maska me mjaltë dhe vezë
Ky është një kombinim i mrekullueshëm që ju ndihmon në riparimin e flokëve tuaj. Për më tepër, maska e fituar nga mjalti dhe vezët bën që flokët tuaj të mos duken të djegur dhe të yndyrshëm e as të tharë. Mjalti ua shton shkëlqimin flokëve, ndërsa vezët përmbajnë lëndë ushqyese dhe enzima që zbusin flokët tuaj.
Përbërësit:
1 vezë;
2 lugë gjelle mjaltë.
Udhëzime:
Tundeni vezën në një enë të madhe pastaj përzieni me mjaltë. Nëse dëshironi që maska të ketë efekt edhe më të madh zbutës, shtojani edhe një lugë gjelle vaj kokosi dhe një tjetër lugë gjelle vaj bajamesh. Shpërndajeni përzierjen në flokë dhe pastaj mbështilleni me një qese plastike. Pas tridhjetë minutash, pastrojini flokët me ujë të vaktë. Pastrojini flokët.
Avokado dhe vaj kokosi
Nëse dëshironi t’i trajtoni majat e çara dhe të djegura të flokëve dhe ta zvogëloni brishtësinë e flokëve tuaj, atëherë përzieni këta dy përbërës. Vaji i kokosit i ushqen flokët, ndërsa pjesa e butë e avokados ndihmon në forcimin e flokëve tuaj dhe në rigjenerimin e tyre.
Përbërësit:
1 avokado;
3 lugë gjelle vaj kokosi.
Udhëzime:
Ndajeni avokadon përgjysmë dhe nxirreni pjesën e butë të saj. Pasi që ta keni vendosur pjesën e butë të avokados në një enë, shtypeni mirë me piru. Shtojani vajin e kokosit dhe përzieni mirë të dy përbërësit. Përzierjen e fituar aplikojeni në flokë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta, para se ta largoni me ujë të vaktë dhe t’i pastroni flokët siç bëni zakonisht, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Vaj ulliri, birrë dhe mustardë
Këta përbërës këtu nuk e kanë qëllimin që ta krijojnë një sallatë të këndshme, mirëpo i bashkojnë fuqitë për t’ju ndihmuar që të fitoni flokë të butë. Ky trajtim duhet të përdoret dy herë në javë dhe brenda rreth një muaji ju do të filloni t’i vëreni ndryshimet.
Përbërësit:
2 lugë gjelle vaj ulliri;
100 mililitra birrë;
2 lugë gjelle mustardë (nëse nuk keni mustardë, përdorni majonezë).
Udhëzime:
Përzieni vajin e ullirit dhe mustardën në një enë me birrën. Përzieni mirë deri sa të krijohet janë masë e trashë. Shpërndajeni përzierjen gjithandej nëpër flokët tuaj, duke u fokusuar në majat e tyre. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vet për 30 minuta, para se ta largoni me ujë.
Pemët me jogurt
Lëndët ushqyese që gjenden në pemë janë të mrekullueshme për ruajtjen e shëndetit të flokëve tuaj. Kjo pasi që pemët, të cilat i përdorni për këtë maskë flokësh, përmbajnë sasi të madhe të antioksiduesve si dhe kanë veti zbutëse. Receta përmban edhe jogurt, që është i njohur për vetitë e tij zbutëse dhe qetësuese si dhe për faktin që bën që flokët tuaj të mbesin të butë.
Përbërësit:
Gjysmë banane;
Gjysmë avokado;
3 lugë gjelle jogurt të pastër;
3 copë pjeshkë;
1 kapsulë e vitaminë E (sipas dëshirës).
Udhëzime:
Qërojeni bananen dhe ndajeni përgjysmë, para se ta vendosni në makinën për përzierje. Nxirreni pjesën e butë nga avokado dhe shtojeni edhe atë në makinën për përzierje. Qërojeni pjeshkën dhe ndajeni në tri copa, para se edhe atë të hidhni në përzierëse. Përfundimisht, shtojeni edhe jogurtin dhe nëse dëshironi mund të përdorni edhe kapsulën e vitaminës E. Sigurohuni që t’i përzieni mirë e mirë të gjithë përbërësit dhe pasi që ta keni fituar një përzierje të njëtrajtshme, aplikojeni në flokë dhe mbështillini flokët me një qese plastike. Lëreni përzierjen në kontakt me flokët për gjysmë ore, para se t’i pastroni me shampon dhe t’i trajtoni me balsam.
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...