Largohet nga Reali, bashkohet me shqiptarin? (FOTO)

20:35 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Mateo Kovacic pritet të largohet nga Real Madridi.

Kampionët e Evropës nuk llogaritin në shërbimet e kroatit dhe i kanë kërkuar atij të gjejë një skuadër të re.

E ardhmja e kroatit pritet të jetë përsëri në Serie A, pasi ish-skuadra e tij Inter dëshiron rikthimin në ‘San Siro’.

Por së fundmi në garë për shërbimet e kroatit është futur edhe skuadra tjetër e madhe italiane, Napoli.

Sipas të përditshmes spanjolle ‘AS’, Napoli ka filluar kontaktet me menaxherin e futbollistit dhe klubin madrilen.

Skuadra e drejtuar nga Mauricio Sarri është e gatshme të shpenzojë rreth 25 milionë euro për rikthimin e Kovacicit në Serie A.

Te Napoli luan edhe shqiptari Elseid Hysaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme