Google ADS

Shkëndija kualifikohet në fazën tjetër të Europa League (VIDEO)

20:06 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Shkëndija është kualifikuar fazën e tretë eliminatore të Europa League.

Skuadra shqiptare, Shkëndija, ka barazuar 1:1 me Helsinkun në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kualifikues të Europa League, për t’u kualifikuar në fazën e tretë eliminatore të këtij evenimenti falë fitores prej 3:1 në sfidën e parë

Të parët në epërsi kaluan vendasit përmes një autogoli të Marjan Radeski, të shënuar në minutën e 28’të.

Shkëndija reagoi në pjesën e dytë për të bërë më të lehtë kualifikimin në fazën tjetër të Europa League, për të shënuar për 1:1 (70′), që doli të ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kështu, skuadra shqiptare kualifikohet në fazën tjetër me rezultat të përgjithshëm 4:2.Ëndrra evropiane e Shkëndijës do të vazhdojë dhe javën tjetër do të luajë në kuadër të rrethit të tretë kualifikues.

Synim i Shkëndijës është kualifikimi në fazën e grupeve të Europa League, të cilën e kishte arritur vetëm një skuadër shqiptare në histori, Skënderbeu i Korçës.

Paraprakisht, këtë sezon nga Europa League janë eliminuar skuadrat tjera shqiptare, FC Prishtina, Tirana dhe Partizani.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme