Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, nga radhët e Nisma për Kosovën, Haxhi Shala është i bindur se Ramush Haradinaj do të votohet për kryeministër i Kosovës.
“Besoj që javën që vjen do ta kemi një Qeveri, sepse vendi ynë nuk mund të jetë peng i individëve të cilët vetëm nëse ata bëhen dhe hyjnë në qeverisje me PDK-në bëhet dhe në të kundërtën dhe kjo është një politikë e mbrapshtë”, ka thënë Shala në emisionin “Fakt Plus” në Tribuna Channel.
Shala ka folur edhe për raportin me Lëvizjen Vetëvendosje, për të cilën ka thënë se ka pasur raporte shumë të mira sa ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.
“Mua më çudit fakti sepse ne kemi pasur raporte shumë të mira sa ishim në opozitë dhe ishin në takime ndërsa tani thonë se nuk jemi për takime, kjo e shpjegon se nuk jemi të pjekur politikisht”, ”, ka thënë ai.
Sa i përket mundësisë së mos zgjidhjes së Haradinajt si kryeministër, Shala ka thënë se ekziston një vendim i Kushtetueses që ishte dhënë në vitin 2014 në kohën e VLAN-it.
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin
Bora dhe Heidi shumë shpejt me programe televizive, ja ku do...
Izraeli thotë se ka goditur qindra caqe në Liban