Google ADS

AAK ende nuk ka vendosur se kush shkon të hënën te Presidenti

18:48 | 20 Korrik 2017
M. A.

AAK edhe pse e kanë pranuar ftesën nga Presidenti Hashim Thaçi, për të marr pjesë në mbledhjen konsultative të hënën në ora 10:00, ende nuk është vendosur se kush do të marr pjesë.

Kështu ka thënë për lajmi.net deputeti i zgjedhur i AAK-së, Pal Lekaj.

“Do të shohim kush dhe në çfarë cilësie do të marrim pjesë”, ka thënë ai.

Kur do të KQZ të certifikon rezultatin e zgjedhjet, jemi të gatshëm të formojmë qeverinë pasi i kemi numra, kështu deklaronte koalicioni PAN, mirëpo që nga data 8 korrik nuk ka lëvizje në këtë drejtim.

Të njëjtë gjë e deklarojë përsëri Pal Lekaj, ai tha, se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverise do bëhet brenda afateve ligjore.

“Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do bëhet brenda afateve ligjore”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme