Arrestohet në Danimarkë i dyshuari i masakrës së klubit të natës në Stamboll

19:24 | 20 Korrik 2017
Arbresh.info

Ibrahimjon Asparov, një bashkëpunëtor i dyshuar i Abdulgadir Masharipov, i dyshuari kryesor në sulmin e klubit të Reina, në vigjiljen e Vitit të Ri, u arrestua të mërkurën në Danimarkë, njofton Anadolu.

Asparov, 42 vjeç, i akuzuar për furnizimin e armëve dhe municioneve të Masharipovit, u arrestua për herë të dytë me kërkesë të Turqisë, sipas gazetës daneze Vejle Amst Avis, transmeton portali arbresh.info.

Ai është paraqitur para gjykatës ku shkurt është përgjigjur në pyetjet e gjykatësit, shtoi më tej gazeta.

Pas leximit të përmbledhjes së akuzave kundër Asparov nga Turqia, Prokurori Dorthe Moller-Andersen kërkoi që ai të mbahej për katër javë derisa të merrej vendim për ekstradimin e tij.

Sipas gazetës, policia konfiskoi edhe disa pajisje kompjuterike në shtëpinë e të dyshuarit.

Të paktën 39 persona, përfshirë një oficer policie, u vranë kur një person i armatosur hapi zjarr ndaj turmës në klubin e natës në lagjen Ortakoy të Stambollit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme