Forcat ushtarake, me kërkesë të Koorporatës Elektro-energjitike kanë punuar për të pastruar liqenet e Fierzës dhe Komanit nga mbetjet urbane.
Sasi të mëdha me mbetje plastike janë hequr nga birgjet e dy liqeneve. Këto mbetje depozitohen aty nga prurjet e lumit Drin, në rrjedhën e të cilit banorët përreth hedhin mbeturinat urbane.
“Ju bëj thirrje qytetarëve, banorëve dhe turistëve për të mos ndotur këtë mrekulli të natyrës, por ta mbajnë pastër në mënyrë që flora dhe fauna të rrijnë në gjendjen që janë”, ka deklaruar ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.
Ndërkohë, më herët Forcat e Armatosura kanë patsruar edhe aksin nacional rrugor Qafë Gjashtë-Qafë Botë në rrethin e Sarandës.
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...
Llapi befason Dritën në Gjilan, merr avantazhin në pjesën e ...
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...